Vaksinat MRP janë të sigurta, nuk shkaktojnë autizëm te fëmijët

Vaksinat MRP janë të sigurta, nuk shkaktojnë autizëm te fëmijët

Gazetar: Adnan Qaili

Vaksinimi i foshnjave me MRP-vaksinë nuk ka asnjë lidhshmëri me shkaktimin e autizmit tek fëmijët, dëshmojnë autoritetet shëndetësore, shkruan Alsat.

Bazuar në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë më shumë se gjysma e fëmijëve në Kumanovë që kanë mbushur moshën nuk janë vaksinuar me MRP, e cila është kundër fruthit, rubeolës dhe shytave. Ministri Sali tha se fajin e kanë dezinformatat mes qytetarëve të nxitura nga “anti-vaksinuesit”, por nuk kanë shifra sa të vaksinuar janë me autizëm.

“Lidhshmëria e vaksinimit me autizmin deri më tani nuk është dëshmuar. Obligimi ynë është të themi atë që shkenctarisht është vërtetuar që hulumtimet e deritanishme thonë se vaksinat janë të sigurta dhe duhet të merren. Siç përhapen dezinformatat, ne e kemi për detyrë ta themi të vërtetën, vlerësojmë se qytetarët duhet tu besojnë institucioneve përkatëse dhe mos të jenë viktima të lajmeve të rreme në net”, tha Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë.

Nga zyra e UNICEF-it në Shkup thanë që kjo histeri e prindërve nuk ndodh në vendet tjera. Patricia Di Xhovani, tha se as vaksinat anti-kovid nuk kanë asnjë lidhje me pasojat shëndetësore tek fëmijët.

“Sikurse në pandemi të CoVid-19 dhe periudhën para saj, absolutisht nuk ka asnjë shenjë konfirmimi të lidhshmërisë së vaksinimit me autizmin. Komuniteti ndërkombëtar shkencor duke përfshirë UNICEF-in ka shpenzuar shumë para në përpjekje për të zbuluar nëse autizmit ka lidhje me vaksinimin, por s’ka lidhje”, u shpreh Patricia DiXhovani, Përfaqësuese e UNICEF-it.

Në javën Evropiane të fushatës për imunizim, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë thanë se vetëm gjatë periudhës dy vjeçare të pandemisë janë vaksinuar mbi 40 mijë fëmijë me MRP vaksina, dhe probabiliteti për tu shkaktuar atyre pasoja në shëndet është zero. Interesimi është i ulët edhe për vaksinim anti-kovid tek fëmijët nga 12-18 vjeç, thanë nga Instituti i imunologjisë në Shkup./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button