Ndalesa për kamionë në disa akse rrugore

Për shkak të reshjeve të borës, sot në mëngjes në ora 06:20 është vendosur ndalesë për qarkullim të mjeteve të rënda në rrugën Mavrov-Dibër. Ndalesë për kamionë nga ora 07:45 ka edhe në rrugën, Strugë-Qaf Thanë, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM), shkruan Alsat.

Trafiku nëpër rrugët tjera zhvillohet pa pengesa. Borë bie në pjesën perëndimore të vendit.

Nga LAMM rekomandojnë adaptim të shpejtësisë dhe respektim të rregullave në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button