Ndalesë për automjetet e rënda në rrugën Mavrovë-Dibër

Për shkak të reshjeve të borës nga orë 09:45 minuta është vënë ndalesë për automjetet e rënda transportuese. Siç njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) trafiku në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagshta. Intensiteti i trafikut jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjatë për hyrje dhe dalje nga shteti.

Nga LAMM apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe respektim të rregullave të trafikut rrugor.

LEXO EDHE:

Back to top button