Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës

Ndalohet qarkullimi i trotinetëve elektrikë në sheshet e Prishtinës

Komuna e Prishtinës ka ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrikë si dhe të biçikletave në sheshet e kryeqytetit si dhe në vendet ku ka qarkullim të lartë të njerëzve.

Këtë e bëri të ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Sipas tij, kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022.

“Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të Kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës”, ka shkruar Rama në Facebook.

LEXO EDHE:

Back to top button