Ndau disa fotografi, a e keni parë se si dukej Ylli Limani fëmijë?

E dimë që Yll Limani është një ndër këngëtarët tuaj të preferuar dhe “vdisni” të merrni vesh gjithçka prej tij, por këto foto nuk i prisnit!

Vetë këngëtari ka ndarë në InstaStory foto të vjetra nga fëmijëria, ku shfaqet në moshë shumë të vogël dhe nëse s’do të na kishte treguar, as nuk do ta njihnim që ishte ai!

Në fakt, këto foto i pamë me rastin e ditëlindjes së motrës së Yllit, të cilës ai i bëri dedikimin më të bukur!

“E du çdo sekond të fëmijërisë tem se e kom kalu me ty! Të dua Hana! Jam me fat që jam vëllai yt!”- shkruan Ylli.

Muajin që lamë pas, Ylli  publikoi baladën e tij më të re, “Kur t’kujtohet”, që me siguri i ka përlotur të gjithë zemërthyerit. Ashtu si me çdo baladë tjetër të tij, Ylli ja arriti që edhe me këtë projekt të ri muzikor t’i emocionojë në maksimum fansat e tij.

“Kur t’kujtohet” flet për një çift që sapo është ndarë, pas një pabesie nga ana e vajzës. Ylli në këtë rast ka marrë rolin e djalit që mallkon dhe që lutet që vajza të jetojë gjithë jetën me kujtimet e bukura e më pas të lëndohet që se ka pranë njeriun që e ka dashur vërtetë. Tekstin dhe muzikën e këngës Ylli e ka punuar vetë dhe nuk e dimë nëse ai ka përjetuar vetë diçka të tillë, që ka realizuar një projekt kaq prekës.

 

LEXO EDHE:

Back to top button