Ndër rrugët më të frekuentuara në kryeqytetet është e arnuar në çdo metër, nuk dihet ende kur nisin punimet

Ndër rrugët më të frekuentuara në kryeqytetet është e arnuar në çdo metër, nuk dihet ende kur nisin punimet

Gazetare: Evi Shkopi

“Kjo rrugë që po shihni, e njohur si “ Rruga e Kaçanikut” edhe  pse hy në kategorinë e rrugëve magjistrale, nuk të lë përshtypjen e një të tille. Rreth një vit e gjysmë më parë u krijuar përshtypja se këtu po punohej diçka, megjithatë e njëjta është vende-vende e sanuar dhe aspak e niveluar, gjë që bëhet shqetësim për të gjithë ata që kalojnë me automjetet e tyre nëpër këtë rrugë”, raporton gazetarja e Alsat, Evi Shkopi.

Rruga në fjalë është shumë e frekuentuar, sepse e njëjta shpie drejt vendkalimit kufitar Bllacë, por gjithashtu shërben edhe për qytetarët që duan të kyçen në qarkore. Kryetarja e Qytetit të Shkupit nuk dha përgjigje konkrete nëse dhe kur do të rikonstruohet kjo rrugë.

“Nuk është ndërprerë asgjë. Nëse ka pasur parregullsi gjatë procedurës është normale që ato procedura të përsëriten, megjithatë asnjëri nga projektet që është në interes të qytetarëve nuk ndërpritet. Ajo është sigurisht tentimi I pushtetit që të marrë famë nga profilizimi I çështjeve për të përfituar pikë politike, por qytetarët nuk kanë nevojë për pikë politike në kurriz të tyre. Qytetarët duan që të dinë se gjithçka që është në interes të tyre do të realizohet. Punohet”, tha Danella Arsovska- kryetare e Qytetit të Shkupit.

https://youtu.be/qaSe1CBAcJg

Më 31 gusht të vitit 2021 kryetari i atëhershëm i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, prezantoi projektin për bulevardin e ri “ Hasan Prishtina”, i cili do të përfshije edhe magjistralen “ Jadranska”, apo e njohur si “Rruga e Kaçanikut”.

Për këtë investim, përfshirë edhe pjesën nën kazermë ku tashmë është duke u punuar, ishte ndarë buxhet prej 550 milionë denarësh. Gjatë prezantimit të këtij projekti të infrastrukturës rrugore u tha se pritjet janë që i njëjti të përfundojë brenda dy vitesh e gjysmë./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button