Ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit
Ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit

Për herë të parë në Klinikën e Ortopedisë në Shkup, është bërë ndërhyrje kirurgjike me ndihmën e robotit. Në ekipin kirurgjik kanë marrë pjesë dhe ekspertë nga një spitali i Greqisë. Ministri Mexhiti tha se përparësia e përdorimit të robotikës gjatë ndërhyrjeve kirurgjike është se ulet mundësia për çfarëdolloj komplikimi që mund të ketë pacienti gjatë operimit dhe post operimit. Pacienti të cilit i është kryer kjo ndërhyrje është një 70 vjeçare ndërkohë që autoritetet shëndetësore thanë se do të vazhdojnë dhe në të ardhmen të realizojnë ndërhyrje të tjera me ndihmën e robotëve. /Alsat.mk