Ndërmarrja “Rrugët e Maqedonisë”: Të gjitha ekipet mbeten në teren të angazhuar për pastrimin e rrugëve të bllokura
Gazetar: Melihate Rrustemi
Pjesa më e madhe e rrugëve të mbuluara me borë janë pastruar dhe janë hapur për qarkullim pas reshjeve të dendura të borës. Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se të gjitha ekipet mbeten në teren të angazhuar për pastrimin e rrugëve të bllokura. Gjthashtu, nga ky institucion bëjnë të ditur se për shkak të reshjeve të dendura të borës, ndalim për automjete të rënda ka në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë nëpër kalimin malor Strazhë, Mavrovë-Zirovnicë, Tetovë – Kodra e Diellit dhe Kërçovë – Presekë – Ohër ndërsa për llojet e tjera të automjeteve obligohet pajisja dimërore.
Por, në orët e mëngjesit pjesa më e madhe e vendit ishte e bllokuar ndërkohë që rrugët ishin të pakalueshme. Këtë e dëshmojnë edhe xhirimet e bëra nga drejtuesit e automjeteve në orët e mëngjesi që ishin nisur drejt Tetovës dhe Gostivarit.
Në orët e paraditës, rrugë dhe trotuare përplot më borë kishtë edhe Kërçova. Nga filmimet e sigurura vërehet numër i vogël i makinave në lëvizje për shkak të rrugëve përplot me borë. Me vështirësi në lëvizje u ballafaquan edhe qytetarët të cilët me shumë vështirësi kalonin përmes trotuareve të bllokuara.
Gjithashtu, sipas “Rrugët e Maqedonisë”, në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër gryka malore janë të mundshme edhe rrëshqitje të vogla dheu. Nga ky institucion apelojnë për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.








