Pjesë të komunave Gjorçe Petrov dhe Petrovecit sot do të mbeten pa energji elektrike për shkak të ndërprerjeve të planifikuara të furnizimit me rrymë.
Sipas njoftimit, nga ora 09:00 deri në 14:00 pa energji elektrike do të jenë banorët e rrugëve 31, 102 dhe 103 në Vollkovë, në komunën e Gjorçe Petrovit.
Ndërkohë, nga ora 11:00 deri në 13:00 ndërprerje të energjisë do të ketë edhe në rrugën Katllanovë, hyrjen e Katllanovës dhe në rrugën rajonale në komunën e Petrovecit.








