Moti sot me vranësira dhe diell, fundjava sjell reshje dhe stuhi
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 50 km/h).
Temperatura minimale do të jetë nga 6 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 28 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginës herë pas here erë më e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë.
Të premten dhe gjatë ditëve të fundjavës së zgjatur moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira të ndryshueshme, reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar në shumë vende. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu (mbi 20 l/m²), bubullima dhe erë të fortë (mbi 60 km/h).








