Katër zjarre janë aktive këtë mëngjes, mbi 30 kanë qenë në zjarre të hapura gjatë ditës së kaluar
Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 33 zjarre, nga të cilat katër janë aktive, katër janë nën kontroll dhe 25 janë shuar, njoftoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Zjarre aktive ka në Komunat e Studeniçanit dhe Zelenikovës – pranë fshatrave Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber me degëzim drejt fshatrave Paligrad dhe Vrazhale në Komunën e Zelenikovës, në Komunën e Makedonski Brod – pranë vendbanimit Vidush dhe fshatrave Dragov Dol dhe Lokvicë, në Komunën e Kërçovës – pranë fshatrave Tajmishte dhe vendbanimit Darda, dhe në Komunën e Gostivarit – pranë fshatit Gorna Gjonovica.
Zjarret në fshatin Ilinden, pranë fshatit Bigla të Delçevës, pranë fshatit Tudencë në Komunën e Jegunovcës dhe në Komunën e Vrapçishtit – pranë fshatrave Lomnicë dhe Gjergjevishtë janë nën kontroll.








