Ndërpritet dasma në Tetovë, mbyllet lokali

Gjatë ditës së djeshme (07.03.2021) në periudhën prej 18:00 deri në 20:45 në Tetovë, zyrtarë policorë në bashkëveprim me Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në rrugën Video Smillevski-Bato, Me këtë rast në objekt janë hasur afro 80 mysafirë.
Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror, ndërsa menaxheri i objektit D.S. 38 vjeçar nga Reçica e Vogël është privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personit në fjalë do të ngritët padi adekuate.

LEXO EDHE:

Back to top button