Ndërpritet kanali ndërkombëtar i drogës, sekuestrohen rreth 100 kg marijuhanë
Policia ka sekuestruar 5 çanta me nga 100 paketime të marijuhanës apo gjithsej 100 kilogram. Lënda narkotike e sekuestruar që arrin vlerën e 350 mijë eurove, u gjet në bagazhin e një makine të tipit “Citroen Berlingo” më targa të Shqipërisë. Policia ka privuar nga liria drejtuesin e makinës më inicialet M.P. Personi në fjalë është arrestuar dhe dërguar në Stacionin policor të Ohrit, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet padi adekuate. Aksioni ka zgjatur disa muaj, nën vëzhgim kanë qenë disa shtetas të Shqipërisë, të cilët ishin të përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës.
“ Mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën lokale në fshatin Orvnok në komunën e Debërcës, nga ana e pjesëtarëve të policisë nga sektori Kriminalistikë, sektori për tregtinë e palejuar me drogë, armë dhe mjete të rrezikshme, njësia antiterror “ Tigrat” dhe njësia për krimin e organizuar është privuar nga liria 38 vjecari M.P, shtetas i Republikës së Shqipërisë me çka është ndërpre një kanal ndërkombëtar për tregti ilegale të marihuanës nga Republika e Shqipërisë në vendin tonë.”- deklaroi
Suzana Pranjiq-Talevska.
Prokuroria Themelore Publike në Ohër ka lëshuar urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj një shtetasi të Republikës së Shqipërisë 38 vjeç, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope. Prokuroria ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
Përgatiti: Evi Shkopi






