Ndërpritet përkohësisht transporti publik në Tetovë

Komuna e Tetovës njofton ndërprerjen e përkohshme të transportit publik në Tetovë. Shkaku sipas autoriteteve komunale ndër tjerash është se N.P. Tetova Transport nuk është e regjistruar dhe se të punësuarit e kësaj ndërmarrje figurojnë si të punësuar në vetë Komunën e Tetovës.

“Njoftohen qytetarët dhe opinioni i gjerë së për shkak të kaosit, mungesës së sigurimit të të punësuarve, shkaku se ndërmarrja nuk është e regjistruar dhe të punësuarit e ndërmarrjes NP “Tetova Transport” figurojnë si të punësuar në komunë, si dhe për shkak të parregullsive të shumta, ndërpritet përkohësisht transporti publik. Duke pasur parasysh që të mos dëmtohet edhe më shumë xhepi i qytetarëve për shpenzimet e pakontrolluara. Kjo gjendje do të zgjatë deri sa të përfundojë skenimi final i gjendje së krijuar në këtë ndërmarrje nga strukturat e mëparshme udhëheqëse”, thuhet në njoftim.

Ndërmarrja për transport “Tetova Transport”, u themelua vit më parë, ndërsa me ardhjen e autobusëve që u blenë me kredi nga Banka Botërore, të njëjtët filluan punën, por me status të parregulluar në ndërmarrje, por duke qenë të punësuar në vetë komunën e Tetovës. Ndërmarrja për transport e Tetovës, nuk pati as buxhetin e saj vetanak për zhvillimin e veprimtarisë, por furnizimet bëheshin nga komuna e Tetovës, si pasojë e të cilës, shpesh autobusët nuk ishin në funksion, duke mbetur kështu edhe pa furnizim me karburant.

Parë këtë situatë të krijuar në ndërmarrjen për transport, kreu i komunës së Tetovës ka shkarkuar drejtorin e ndërmarrjes, Darko Spiroskin dhe në vend të tij, ka emëruar ushtruesin e detyrës Rafiz Mejdija, i cili ka për detyrë që, fillimisht të bëj skanimin e situatës në ndërmarrje dhe më pastaj edhe rregullimin e statusit të të punësuarve në ndërmarrjen “Tetova Transport”.

LEXO EDHE:

Back to top button