Ndërpritet stërvitja e Milanit, trajneri Pioli, pozitiv me koronavirus

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pas një testimi të shpejtë të kryer mëngjesin e sotëm, përpara stërvitjes së skuadrës, e cila gjatë kësaj periudhe është me mungesa të shumta për shkak të grumbullimeve me kombëtaret.

- Advertisment -

Lajmi është konfirmuar nga klubi kuqezi, ku theksohet se trajneri nuk ka asnjë simptomë dhe se është vendosur menjëherë në karantinë. Ndërkohë, të gjithë tamponët e tjera kanë rezultuar negativë.

Te Milani, janë disa lojtarë që e kanë kaluar Covid-19: Tonali, Leao, Ibrahimovic, Donnarumma, Hauge e Gabbia.

LEXO EDHE:

Back to top button