Ndërron jetë artistja e njohur italiane Raffaella Carra

Është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare artistja italiane me famë botërore, Raffaella Carra.

Me një karrierë të shquar si këngëtare, artistja italiane ishte gjithashtu aktore, kërcimtare dhe prezantuese televizive.

Mediat italiane raportuan se këngëtarja Carrà vdiq në orën 16:20, si pasojë e një sëmundjeve me të cilën po luftonte gjatë viteve të fundit.

Mbiemri “Carra” është pseudonim artistik, pasi artistja e lindur në Bolonja, në 1943-shin quhet Raffaella Maria Roberta Pelloni.

“A far l’amore comincia tu”, ishte një nga këngët që i dha vrull karrierës së këngëtares së mirënjohur. Një pikë e rëndësishme e karrierës së saj ishte kur luajti rol protagonist në filmin “Von Ryan’s Express”, së bashku me këngëtarin dhe aktorin amerikan Frank Sinatra dhe aktorin anglez Trevor Howard.

LEXO EDHE:

Back to top button