Ndërron jetë burri më i vjetër në botë

Ndërron jetë në Iran burri më i vjetër në vend dhe në botë, i cili sipas dokumenteve zyrtare ishte 138 vjeç. Ahmad Soufi, ishte i lindur në provincën lindore të Kurdistanit, pranë kufirit me Irakun. Sipas kartës së tij të identitetit, ai kishte lindur më 28 shkurt 1882, disa vite përpara personit që njihet zyrtarisht si më i vjetri në botë, japonezja Kane Tanaka, e cila është 117 vjeç. Për të krijuar besueshmëri, agjencia e lajmeve Irna ka publikuar një kopje të “chenasnameh”, i ngjashëm me regjistrin familjar dhe një kopje të kartës së identitetit me të njëjtën datë lindjeje që vjen nga 1882, që e bëjnë Ahmad Soufi bashkëkohës me presidentin e SHBA-së, Franklin D. Roosevelt.

 

LEXO EDHE:

Back to top button