Vaksinat e para në vend do të mbërrijnë në muajin shkurt

Vaksina kunër koronavirusit mund të arrijë para muajit mars. Ky optimizëm vjen nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili nuk saktësoi se kur mund të fillojë imunizimi dhe me çfarë doza. Vaksinat e para që priten në janar do të vijnë nga Bullgaria, Greqia, Polonia dhe Austria. Filipçe thotë se ka tre mënyra si të arrihet deri te vaksina. Përveç atyre që janë porositur, donacioneve ose rishitjeve, ka edhe negociata të drejtpërdrejta me prodhuesit e vaksinave. Kur janë ata në pyetje, paratë nuk janë problem.

- Advertisment -

Nuk ka çmim që Qeveria nuk është në gjendje ta paguajë për vaksinat. Këtë dua ta them qartë dhe ta dërgoj si porosi. Të gjithë prodhuesit me të cilët po bisedojmë janë prodhues të cilët tashmë kanë filluar procedurat administrative për marrjen e licencave, që do të thotë se porosia e dytë është se  absolutisht të gjitha ato vaksina që potencialisht do mund të mbërrijnë në vend janë absolutisht të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta’ deklaroi  Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Aktualisht ka rënie në numrit të infektuarve, të shtruarve në spital dhe të vdekurve nga koronavirusi. Filipçe pret që kjo tendencë të vazhdojë deri në pranverë, dhe atëherë me vaksinim të fitohet imunitet kolektiv. Ministri i Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat gjatë festave. Përndryshe, sistemi shëndetësor është gati për një valë të re të mundhsme. Filipçe, Vitin e ri 2021 do e presë në shtëpi.

Në rrethin e familjes, ashtu siç duhet tani të gjithë t’i respektojmë masat dhe rekomandimet dhe të jemi të vetëdijshëm se ky është një nga mekanizmat me të cilët nuk do të lejojmë që situata të përkeqësohet. Kështu, dua absolutisht të jem shembull për të gjithë qytetarët- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Për momentin, në Klinikën e Sëmundjeve Infektive ka rreth 30 shtretër të lirë, ndërsa në klinikat interne ka qindra vende të lira për shtrimin e pacientëve të infektuar me Koronavirus.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button