Ndërron jetë në spitali i riu që vrau oficerin e policisë në Shqipëri

Autori i vrasjes së djeshme të oficerit të policisë në Lezhë, Aldi Rama ka ndërruar jetë. Top Channel raporton se autori ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Pas disa orësh kërkim, vrasësi është zbuluar dhe ka qëlluar tre herë më armë helikopterin. Duke mos pranuar t’i dorëzohej policisë Aldi Rama ka qëlluar mbi veten. Plumbi i marrë në ballë i kanë shkaktuar dëmtime serioze.
Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Lezhës dhe më pas për në spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.
Autori i ngjarjes në muajin maj ishte arrestuar me një sasi droge dhe gjykata e ka lënë në arrest shtëpie, të cilin ai e kishte thyer. Edhe në vitin 2019, ai ishte arrestuar për drogë si dhe ishte kallëzuar penalisht edhe për dhunë nga një vajzë. Aldi Rama ekspozonte edhe në rrjetet sociale armët që mbante me vete.