Ndërtimet joligjore, Qeveria “pro” amnistisë

Qeveria akoma e pa vendosur nëse do të heq dorë nga dispozita amnistuese e Ligjit për planifikim urban. Vërejtjet e presidentit do të përfshihen në tekst, por jo edhe dispozita e cila parashikon ndërprerjen e veprave penale kundër personave fizik dhe juridik. Nuk do të ketë dispozita të cilat mundësojnë legalizimin e objekteve pa leje në zonat e mbrojtura.

Do të përpunohen të gjitha zgjidhjet më të mira ligjore mbi propozimet për periudhën kohore në të cilën duhet përfshihet legalizimi i ndërtimeve pa leje, dallimi mes objekteve private dhe ndërtesave përfituese për banim dhe dispozita si pjesë e ligjit që kategorizon se me legalizimin nuk do të përfshihen ndërtimet pa leje të ngritura në zonat e mbrojtura”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Debati publik do të organizohet nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Si fillim do të dëgjohen vërejtjet e grupeve parlamentare, ndërsa krejt në fund organizatat qytetare dhe ekspertët urban.

Për momentin Ministria e Transportit dhe Lidhjeve po bën planin për takime grupet parlamentare. Gjithashtu ligji i është dorëzuar edhe Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale nga ku priten propozime me qëllim që të përmirësohet teksti i ligjit. Derisa ligji  sa është në Kuvend, takime do të mbahen edhe me organizatat qytetare nga ku do të merren mendimet e tyre”, pohoi Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.

Ligji për planifikim urban është në lexim të tretë. Kuvendi duhet të prononcohet nëse e mbështet ose jo të njëjtin në afat prej 30 ditëve. Gjatë diskutimit mund të parashtrohen amendamente vetëm mbi vërejtjet e presidentit. Ky i fundit zgjidhjen ligjore nuk e dekretoi me arsyetimin se në dispozitën për ndërprerjen e procedurave penale parashikohet amnisti për personat që kanë ndërtuar objekte pa leje si dhe krerë të caktuar të komunave. Nëse ligji kalon leximin e tretë, presidenti obligohet ta dekretojë të njëjtin. Ndërkohë OJQ-të kanë dorëzuar nismë për vlerësimin e kushtetutshmërisë në Gjykatën Kushtetuese.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button