Ndihmat do të rikthejnë radhët para bankave

Gati 200 mijë pensionistë do të presin në radhë para bankave, për të marrë kartelën e tyre të re me ndihmë shtetërore prej gjashtë mijë denarësh. Nga numri i përgjithshëm i kartelave pagesore të siguruara rishtas, 64% ose 182 mijë i përkasin kategorisë më të rrezikuar të qytetarëve nga pandemia, dhe ata janë pensionistët. Sipas njoftimeve të qeverisë, kartelat do të lëshohen nga mesi i nëntorit dhe paratë do të duhet të shpenzohen deri në fund të vitit. Deri më tani, vetëm një bankë ka mundësinë ti dërgojë kartelat me postë. Gjithashtu, nëse një person tjetër ka nevojë ta marrë këtë kartelë në emër të pensionistit, do të duhet të sigurohet një autorizim në noter, i cili përbën shpenzim shtesë, si dhe një detyrim i madh për qytetarët. Përndryshe, përveç pensionistëve, kartela pagesore do të marrin edhe:

Kartela pagese

-182,271 pensionistë me pensione deri në 15 mijë denarë

85,108 të papunë, punëkërkues pasivë

-5,726 kartela për prindër të vetëm

-540 studentë të cilët nuk kanë marrë kartela në paketën e mëparshme

-520 artistë dhe punëtorë të kulturës

Procesi i përgatitjes së 283 mijë kartelave pagesore nuk ka filluar ende. Bankat duhet së pari të vendosin nëse shtypja e kartelave përsëri do të jetë në kurriz të tyre, dhe sa kohë do t’u duhet atyre për t’i përgatitur ato. Ministria e Financave duhet të përgatisë një listë të qytetarëve, që iu takon marrja e një kartele pagesore. Qytetarët nuk duhet të aplikojnë askund, por duhet të jenë në listën që do të publikohet në mes të tetorit. Lista pastaj do të shpërndahet nëpër banka dhe fillon përgatitja e kartelave. Lëshimi i parë i kartelave pagesore u zhvillua në një atmosferë kaotike para bankave, ku qytetarët prisnin në radhë që të tërhiqnin ndihmën e dhënë shtetërore. Por, pamja para bankave edhe këto ditë nuk është ndryshe.

“Kjo është pamja para pothuajse të gjitha bankave në një ditë normale. Qytetarët po presin me orë për të arritur te sportelet, që të mund të kryejnë detyrimet e tyre në banka.”

Andrea Çobanova

LEXO EDHE:

Back to top button