Ndihmës trajnerët, në rolin kryesor në sfidën Tikveshi-FC Shkupi

Ndeshja në mes Tikveshit dhe FC Shkupit, e cila do të zhvillohet gjatë ditës së mërkurë në Kavadar, do të drejtohet ndihmës trajnerët, pasi që trajnerët e parë janë larguar nga klubet përkatëse. Ajo që u paralajmërua ditë më parë, sot u konfirmua dhe Vlatko Kostovi nuk do të jetë në pankinën e Tikveshit dhe ekipi do të drejtohet nga Gjoko Mojsov.

Ndërkohë FC Shkupi pas disfatës nga Bregallnica (2-0) largoi edhe trajnerin turk, Gokhan Bozkaja dhe ekipi nga Çairi do të drejtojë trajneri Toni Meglenski në sfidën që do të zhvillohet në Kavadar.

Kujtojmë se kohë më parë edhe drejtori sportiv, Omer Bunjaku ka ofruar dorëheqjen, pas firmosjes së Mario Mladenovskit, që ka agjent Goran Popovin. Mirëpo situata e tij do të definohet në ditët në vijim, pasi që i njëjti për ALSAT konfirmoi aktin e dorëheqjes dhe pret konfirmimin zyrtar edhe nga presindeti Ajdin Ollgun, pas së cilës do të konfirmojë edhe hapat e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button