Ndikimi i madh i Ronaldos në rrjetet sociale të skuadrës saudite

Nëse ka pasur ndonjë dyshim, atëherë janë numrat ata që bëjnë një sqarim thelbësor. Pas nënshkrimit me Kristiano Ronaldon, skuadra e “Al Nassr” u bë klubi i katërt në botë me më shumë ndërveprime në rrjetet sociale, duke u tejkaluar vetëm nga Reali i Madridit, Paris Sen Zhermeni dhe Barcelona.

Sipas të dhënave të mbledhura nga “DeporFinanzas”, klubi saudit gjeneroi 150 milionë ndërveprime në rrjetet kryesore sociale gjatë muajit janar, shifra që e vendosin në podium: Reali i Madridit (209 milionë), Paris Sen Zhermen (207 milionë) dhe Barcelona (203 milionë).

LEXO EDHE:

Back to top button