Ndonëse gati, përse nuk publikohet kënga e Majk dhe Ledrit?


Është përfolur prej kohësh se Majk dhe Ledri do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim. Ky projekt ka marrë më shumë vëmendje për shkak se Ledri po bashkëpunon me një nga anëtarët e “Babastars”, grup nga i cili u largua disa vite më parë dhe prishi marrëdhëniet.

Kjo këngë do tregojë se tashmë çdo gjë ka mbetur pas dhe raportet janë të mira mes tyre. Mirëpo kur çdo gjë është finalizuar prej një muaji, bashkë me videoklipin, shumë po pyesin pse nuk po publikohet. E mospublikimi i tij duket se ka të bëjë me gjendjen aktuale të Covid-19, pasi shumë artistë kanë vendosur të mos publikojnë projekte të reja për shkak se koncertet vazhdojnë të mos lejohen.

LEXO EDHE:

Back to top button