Ndrrime të trajnerëve, gara mes Pirlos dhe Anriut

Pas dështimit në Kupën e Botës, Belgjika mund të mbështetet te Andrea Pirlo për të rifilluar. Emri i trajnerit italian, në fakt, do të ishte në listën e ngushtë të federatës belge për të zëvendësuar boshllëkun që la Roberto Martinez i cili pas dorëheqjes u bashkua me kombëtaren e Portugalisë.

Ish-tekniku i Juventus është në krye të Faith Karagumruk, një ekip në vendin e dhjetë në Super Ligën Turke. Sipas raportimeve nga “Het Laatste Nieuës”, Pirlo do të ishte në garë me ish-yllin e Arsenalit, Tieri Anri, ndihmës trajneri i Martinezit te Belgjika, të cilin disa senatorë të ekipit kombëtar si Toby Alderveireld dhe Romelu Lukaku, e kanë përcaktuar si zgjidhje përfundimtare.

LEXO EDHE:

Back to top button