“Një ujkonjë si unë s’është për tipa si ty”, Shakira thumbon Pique-në

“Një ujkonjë si unë s’është për tipa si ty”, Shakira thumbon Pique-në

Edhe pse prej muajsh ka zyrtarizuar ndarjen, Shakira vijon të lëshojë thumbime për ish-bashkëshortin e saj Gerard Piqué, me të cilin ka dy djem, Milanin dhe Sashën.

Në çdo projekt të ri muzikor, këngëtarja kolumbiane, një pjesë të tekstit duket se e ka për ish-partnerin e saj. Shakira do të publikojë këngën e re më 11 janar dhe për këtë ka bërë një publikim në Twitter.

“Një ujkonjë si unë nuk është për tipa si ty”. Pikërisht këtë pjesë këngëtarja nga Barranquilla (Kolumbi) e ka postuar në Twitter, një aludim i qartë për Gerard Piqué. Një situatë që fillon të përsëritet që kur publikoi “Të përgëzoj” disa muaj më parë.

Pak ditë më parë, Shakira mori mbështetje edhe nga bashkëshortja e Lionel Messi-t. Teksa bëri një urim në rrjetet sociale për Vitin e Ri, kolumbiania shkroi edhe për tradhtinë. “Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve. Ata që largohen janë më të paktë sesa ata që qëndrojnë pranë nesh”, shkroi ndër të tjera këngëtarja 45-vjeçare. Antonela Roccuzzo, bashkëshortja e Lionel Messi, menjëherë doli në mbështetje të Shakirës duke lënë në koment tri zemra.

LEXO EDHE:

Back to top button