Ndryshim historik në SHBA, marihuana do të riklasifikohet si “drogë më pak e rrezikshme”

Ndryshim historik në SHBA, marihuana do të riklasifikohet si “drogë më pak e rrezikshme”

Administrata Amerikane anti-drogë ka në plan të riklasifikojë marihuanën si drogë më pak të rrezikshme, duke bërë ndryshim historik në politikën amerikane të drogës, shkruan BBC të mërkurën.

Në nivel federal, marihuana klasifikohet si drogë e “Schedule I”, kategori në të cilën përfshihen edhe heroina, ekstaza dhe LSD-ja.

Nëse do të miratohet riklasifikimi, marihuana do të përfshihej në “Schedule III”, të cilat konsiderohen më pak të prirura për t’u abuzuar.

Ky veprim do të ishte ndryshimi më i rëndësishëm i politikës amerikane të drogës në më shumë se 50 vjet.

Departamenti i Drejtësisë dërgoi propozimin në Zyrën e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhimin dhe Buxhetin (OMB) të martën, konfirmoi departamenti në një deklaratë.

Pasi propozimi të publikohet në regjistrin federal të SHBA-së, do të fillojë periudha e komenteve publike, pas së cilës do të shqyrtohet nga një gjyqtar administrativ përpara se ndryshimi të zyrtarizohet dhe publikohet.

Ndërsa marihuana mbetet e paligjshme në nivel federal, 38 shtete amerikane e kanë legalizuar për qëllime mjekësore dhe 24 e kanë legalizuar për përdorim rekreativ.

Njoftimi për riklasifikim bëri që aksionet e kompanive amerikane të industrisë së marihuanës të rriteshin midis 15% dhe 67%.

LEXO EDHE:

Back to top button