Ndryshime ligjore për rregullimin e prodhimit të kriptovalutave
Deputetët e Partisë Liberal Demokratike (PLD) dhe Partisë për Rimëkëmbje të Maqedonisë do të propozojnë ndryshime ligjore për rregullimin e prodhimit të kriptovalutave.
“Në kohë të krizës energjetike është e palejueshme që të harxhohet rryma për prodhimin e kriptovalutave, për pasurimin e individëve”, thonë partitë në fjalë.
Sipas tyre, meqë kriptovalutat janë shpallur si të papranueshme për mjedisin jetësor, andaj edhe do të kërkojnë rregullim ligjor, sepse përdorimi i rrymës nga lëndët djegëse fosile, siç është rasti për momentin, e ndotin mjedisin.
“Do ta konsultojmë ekspertët e kësaj fushe dhe më së voni për një javë do të kërkojmë rregullimin dhe do të paraqesim ndryshime ligjore”, theksojnë nga PLD dhe Partia për Rimëkëmbjen e Maqedonisë.








