Ndryshimet Kushtetuese, ky është kushti i Lëvizjes Besa

Ndryshimet Kushtetuese, ky është kushti i Lëvizjes Besa

Heqja e 20% nga Kushtetua do të jetë një nga kushtet e Lëvizjes Besa për votim të ndryshimeve Kushtetuese, shkruan Alsat.

Arafat Shabani nga kjo parti tha se është shumë nënçmuese që gjuha shqipe të identifikohet si 20%, duke shtuar se ka kushte nga të gjithë faktorët politik që kjo të zgjidhet njëherë e mirë.

Shabani u pyet nga gazetarët edhe për bashkëpunimet e mundshme me opozitën.

Ai tha se për koalicion duhen dy palë.

“Së pari ne presim nga pala maqedonase qasje shumë më racionale rreth çështjes së 20 përqindëshit, duke pasur parasysh se sensibilizimi është rritur dhe më mirë këtë çështje e kupton popullata maqedonase. Mendoj se njëherë e mirë  duhet të zgjidhet edhe statusi i gjuhës maqedonase jo vetëm në Maqedoni, por edhe jashtë Maqedonisë. Dhe statusi i gjuhës shqipe, sepse është shumë nënçmuese që gjuha shqipe të identifikohet si 20%. Mendoj se këtu ka kushte nga të gjithë pjesëtarët e faktorit politik të zgjidhet dhe jo të mos përfitohet në pikë politike”, tha Arafat Shabani- Lëvizja Besa./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button