Ndryshimet kushtetuese, LSDM-ja: Akuzat për presione janë manipulim

Ndryshimet kushtetuese, LSDM-ja: Akuzat për presione janë manipulim

Gazetar: Lluka Andreev
Deklarata e deputetit të VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski se së shpejti mund të priten kërcënime, shantazhe dhe oferta në para për të mbështetur ndryshimet kushtetuese, LSDM i vlerëson si manipulim. Partia në pushtet thotë se manipulimi është për shkak të mbështetjes që disa anëtarë të opozitës do t’u jepnin ndryshimeve kushtetuese.

“Ajo që tani bën VMRO-DPMNE e kryesuar nga Hristijan Mickoski, është për shkak të panikut që kanë në radhët e tyre. Gjithnjë e më të zëshme janë informatat se deputetë dhe madje edhe disa nga kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së do t ‘i mbështesin dhe janë për ndryshime kushtetuese. Nga këtu burojnë të gjitha këto manipulime për kërcënime, për shantazh – diçka që është e natyrshme vetëm në VMRO-DPMNE ”, tha Bogdanka Kuzeska – Zëdhënëse e LSDM-së.

LSDM-ja komentoi edhe deklaratën e Hristijan Mickoskit, i cili së fundmi tha se pret përgjegjësi penale për ekspertët në grupin punues për ndryshimet kushtetuese të Ministrisë së Drejtësisë, sepse, siç shtoi ai, ata do të marrin honorare dhe pse puna e tyre është e pakuptimtë. Nga LSDM thonë se Mickoski po degradon, fyen dhe poshtëron profesorë.

“Çështja është se kur Hristijan Mickoski para se të flasë për çfarëdo përgjegjësie, ai vetë të mbajë përgjegjësi morale që në asnjë mënyrë nuk merr pjesë në realizimin e qëllimeve strategjike për të cilat shteti ka nevojë për përparim dhe për qytetarët që jetojnë në të”, shtoi ajo.

Sot, VMRO-DPMNE përsëri akuzoi se ekspertët e ftuar në grupin e punës janë njerëz të afërt të LSDM-së dhe BDI-së.

“Grupi i punës për amendamentet kushtetuese nuk ka besueshmëri, ekspertët e vërtetë u distancuan me kohë. Profesorët në fushën e së Drejtës Kushtetuese, njerëzit të profesionit të lëndës kushtetuese dhe shkencëtarët në fushat përkatëse që kanë karrierë të madhe profesionale nuk duan të jenë pjesë e amatorizmit të quajtur grup pune për ndryshimet kushtetuese, sepse nuk ka konsensus për ndryshimet kushtetuese ”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Grupi i punës pritet të mbajë takimin e tij të parë javën e ardhshme dhe siç thanë përfaqësuesit e pushtetit, ekspertët ndoshta nuk do kenë nevojë për periudhë të gjatë për të formuluar propozim-amendamentet kushtetuese, pasi korniza për tekstin është përshirë tashmë në protokollin e fundit dypalësh të nënshkruar midis Shkupit dhe Sofjes. Pasi grupi të paraqesë propozimet, ato do të hidhen në debat publik, pas çka do të fillojë procedura parlamentare./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button