“Ndryshimi i klimës dhe COVID-19 po i shtyjnë komunitetet të tejkalojnë kufijtë e tyre”

Raporti i fundit prej IFRC thotë se fatkeqësitë e lidhura me klimën që kur u shfaq COVID-19 kanë prekur jetën e të paktën 139.2 milionë njerëzve dhe kanë vrarë rreth 17.242 prej tyre.

Federata Ndërkombëtare e Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) dhe Qendra Klimatike e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe theksuan se një shtesë prej 658.1 milionë njerëzve janë ekspozuar ndaj temperaturave ekstreme.

Presidenti i IFRC-së, Francesco Rocca, i cili prezantoi raportin në një konferencë për media në New York, tha se bota po përballet me një krizë të paparë humanitare ku “ndryshimi i klimës dhe virusi COVID-19 po i shtyjnë komunitetet të tejkalojnë kufijtë e tyre”.

“Para (samitit) COP26, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve botërorë të ndërmarrin veprime të menjëhershme jo vetëm për të reduktuar emetimet e gazrave serrë, por edhe për të adresuar ndikimet ekzistuese dhe të afërta humanitare të ndryshimit të klimës”, shtoi ai.

Konferenca e OKB-së për Ndryshimet Klimatike e vitit 2021, e njohur si COP26, do të mbahet në Glasgow të Skocisë midis 31 tetorit dhe 21 nëntorit.

Rocca tha se shpenzimet masive në shërimin nga virusi COVID-19 dëshmojnë se qeveritë mund të veprojnë “shpejt dhe në mënyrë drastike” përballë kërcënimeve globale.

“Është koha për t’i kthyer fjalët në veprim dhe për t’i kushtuar të njëjtën energji krizës klimatike. Çdo ditë, ne jemi dëshmitarë të ndikimit të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Kriza klimatike është këtu dhe ne duhet të veprojmë tani”, tha Rocca.

LEXO EDHE:

Back to top button