Ndryshimi i Kodit Zgjedhor/ Partitë politike shqiptare kërkuan anulimin e mbledhjes
Ndryshimi i Kodit Zgjedhor/ Partitë politike shqiptare kërkuan anulimin e mbledhjes
Në Kuvend sot u mblodh grupi i punës për ndryshimin e Kodit Zgjedhor por nuk filloi e punë shkaku se partitë politike shqiptare kërkuan anulimin e mbledhjes. Arsye për këtë ishte mungesa e materialeve në gjuhën shqipe. Në agjendën e ditës së sotme ishte paraparë të zgjidhej kryetari i grupit të punës dhe të caktohet dinamika e punës. Ndryshimi i Kodit Zgjedhor vjen pas takimit të liderëve, nga ku buroi kompromisi për të ndryshuar modelin zgjedhor dhe abrogimin e Qeverisë Teknike. /Alsat.mk








