Ndryshimi i motit, qytetarët më të ekspozuar ndaj gripit dhe ftohjeve
Ndryshimi i motit, qytetarët më të ekspozuar ndaj gripit dhe ftohjeve

Gazetare: Ajnur Bafqari
Ndryshimi i motit ndikon në rritjen e numrit të të prekurve nga viruset e ndryshme. Temperaturat e ulëta paradite dhe të larta pasdite, si dhe veshja joadekuate për mbrojtje nga të ftohti i bëjnë qytetarët më të ekspozuar ndaj gripit dhe ftohjeve. Mjekët rekomandojnë shtimin e konsumimit të lëngjeve, frutave dhe perimeve.
” Dallimin të bëjmë se çka është gripi ose influenca, prej ftohjes. Gripi kur paraqitet përnjëherë me temperaturë të lartë deri në 39 gradë, një ditë zgjatë, dhe mandej japim terapinë sipas simptomeve, që më pas të mos bëhen komplikime në sëmundjet tjera që mund të bashkangjiten. Kurse ftohja është me rrjedhje të hundës, rinore, te dikush mund të paraqiten edhe lot në sy, te dikush edhe dhimbje, nëpër trup ose janë të lodhur, mirëpo ato simptome kalojnë prej tre deri në 7 ditë”, deklaroi Safjane Ballçishta, mjeke amë.
Ndërkohë qytetarët thonë se përveç ndryshimit të temperaturave, edhe ajri i ndotur po ndikon në shëndetin e tyre.
“Unë nuk e kam pas( gripin)…
-Në shtëpi dikush a e ka pas dhe si e kanë kaluar?
-Shumë keq.
-Çfarë simptoma kanë pasur, çfarë dhimbje?
– Me temperaturë, me të ftohtë, ethe, kështu… Normal njëherë nxehtë njëherë ftohtë ndikon shumë”, u shpreh një qytetar.
“Jo nuk kam pas shyqyr, kam pas me vaksina me ato I kam rregullu, mirë… Jo askush, krejt ashtu kemi shku, I kemi marrë vaksinat ato. Mirë shyqyr kemi qenë…Nuk mendoj se prej temperaturave, ajo është krejt prej pluhurit, që ajri nuk është I pastër”, tha një tjetër qytetar.
Mjekët rekomandojnë izolim të pacientëve të prekur me grip, pasi përveç kontaminimit të ambientit ku qëndrojnë, ata mund të marrin edhe bakterie shtesë nga të tjerët, pasi siç sqarojnë, virusi shumë shpejt absorbon bakterien dhe mund të shkaktojë komplikime më të mëdha. /Alsat.mk