Ndryshon formati i turneut “Adem Jashari” në futsal
Nga sot, deri më datën 4 mars është paraparë që të zhvillohet turneu “Adem Jashari” në futsall. Tani, përmes një komunikate zyrtare nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ky turne ka ndryshuar format, ku do të zhvillohet vetëm një ndeshje mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.
Përballja mes Kosovës dhe Shqipërisë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Pas këtij takimi do të zhvillohet ndeshja mes Veteranëve të UÇK-së dhe Kombëtares së Veteranëve të Kosovës.
Ky ndryshim erdhi si pasojë që përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nuk arriti të jetë pjesë e këtij eventi, edhe pse paraprakisht e kishte konfirmuar pjesëmarrjen.







