Mickoski: Të mos përçahet populli për Ukrainën

Mickoski: Të mos përçahet populli për Ukrainën

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski vlerëson se me fokusimin e vëmendjes së politikanëve vendas të pushtetit në situatën në Ukrainë, pushteti synon të zhvendosë vëmendjen nga problemet reale në vend, shkruan Alsat.

Ai thotë se partia e tij mbështet paqen në Ukrainë dhe integritetin territorial të saj por askush nuk e ka ruajtur interesin e Maqedonisë dhe popullit maqedonas kur ka qenë nevoja.

“Në vend se të fokusohemi në problemin tonë në shtëpi dhe atë që duhet të na shqetësojë në shtëpi, të shqetësohemi për qytetarin në Maqedoni, ata bëjnë largim të vëmendjes dhe shpërqendrim për tema të cilat nuk preokupojnë asnjërin nga ju. Ky është thelbi dhe inxhinieringu të cilin e filloi Pendarovski duke e ndarë popullin në pro ukrainas dhe pro rus. Zotërinj të pushtetit, për aq kohë sa Kovaçevski, Zaev, Pendarovski, Ali Ahmeti, Artan Grubi, Bujar Osmani shkruajnë statuse për mbështetje të njërës palë, ky popull është i revoltuar, sepse nuk keni asnjë autoritet ndaj atij populli dhe ai do të jetë kundër jush. Kur ndahej Maqedonia pas marrëveshjes së Shën Stefanit, pas marrëveshjes së Bukureshtit, marrëveshjes së Jaltës, askush nuk mbante llogari për interesat e popullit maqedonas dhe as për interesat e shtetit maqedonas”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:

Back to top button