Ndryshon moti në Kosovë, nga nesër pritet shi

Ndryshon moti në Kosovë, nga nesër pritet shi

Edhe dita e Shtunë u dominua nga masat e nxehta afrikane, ndërsa të Dielën pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, duke sjellur destabilizim të motit.

Nën këto kushte, moti parashikohet me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasditës pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufeshë.

Nga java e ardhshme pritet paqëndrueshmëri më e madhe në kushtet e motit, duke u karakterizuar me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe priten rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh e breshër.

Njëkohësisht edhe temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, sidomos nga dita e Martë, duke bërë që maksimalet në pjesën dërrmuese të vendit të jenë për disa gradë nën vlerën 30°C.

LEXO EDHE:

Back to top button