Ndryshon sërish “selia” e Copa America 2021!

Pas kritikave të shumta, Argjentina është tërhequr nga organizimi i “Copa America” për shkak të infektimeve në masë në këtë vend dhe vështirësive për të ruajtur sigurinë e stafeve dhe lojtarëve nga infektimi.

Këtë pasdite “CONMEBOL” njoftoi se “Copa America” do të zhvillohet në Brazil dhe do nis më 12 qeshor, për të mbaruar pas një muaji. Brazili ka infrastrukturën më të mirë në Amerikën Latine, për shkak se në vitin 2014 organizoi Botërorin.

Brazili është vendi i tretë i propozuar për të organizuar Botërorin. I pari ishte Kolumbia, por protestat kundër regjimit dhe trazirat nëpër qytete sollën anulimin e këtij plani.

LEXO EDHE:

Back to top button