Ish-trajneri i Juventusit, Çellsit dhe Napolit është shumë afër arritjes së akordit me Lacion, ekip që ka mbetur pa trajner pas largimit të Simone Inzagit drejt Interit. Dyshja Lotito-Tare kanë gati një kontratë 3-vjeçare me një rrogë prej 3 milion eurosh në sezon për Sarrin. Ky i fundit ndodhet ende nën kontratë me Juventusin (deri në 2022), klub që e shkarkoi nga detyra në gushtin vitit të kaluar.
2.5 milon euro duhet t’i paguajnë bardhezinjtë Sarrit për të ndërprerë kontratën, duke shmangur koston e 7 milion eurove, aq sa ishte rroga e tij sezonale.
Klaudio Lotito po pret dhe nesër mund të vijë zyrtarizimi i marrëveshjes me Sarrin, i cili ka dëshirë të madhe për t’u kthyer në stol dhe beson fort se do arrijë sukses me skuadrën bardhekaltër.








