Ura Ruji në Luginën Shenxiangdu në provincën Zhejiang të Kinës është bërë një hit i vërtetë në rrjetet sociale. Për shkak të dizajnit të tij të veçantë, shumë menduan se nuk ishte i vërtetë, por më tepër “punë” e inteligjencës artificiale.
View this post on Instagram
Megjithatë, kjo urë qelqi dredha-dredha, e cila përbëhet nga tre seksione, ekziston vërtet. Për më tepër, që kur u hap për publikun në shtator 2020, është vizituar nga qindra mijëra kinezë.
Pjesa më e lartë e urës është në fakt një hark i gjatë me shkallë që të çojnë në majë. Ruji merr emrin, si dhe formën e tij, nga skeptri ceremonial me të njëjtin emër, i cili në kulturën kineze është një shenjë fuqie dhe fati të mirë.
Struktura e pazakontë metalike e Urës Ruji u projektua nga He Yunchang, i cili projektoi edhe Stadiumin Kombëtar të Pekinit, i njohur edhe si “Foleja e Zogut”.
View this post on Instagram
U ndërtua si stadiumi kryesor i atletikës për Lojërat Olimpike të vitit 2008.








