Ministri i Transportit paralajmëroi zgjidhje të problemit të transportuesve

Ministri i Transportit paralajmëroi zgjidhje të problemit të transportuesve

Gazetar: Angell Dimovski

Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski njoftoi se problemi me transportuesit është zgjidhur. Sipas tij Komisioni Evropian do të lëshojë viza për transportuesit.

“Sapo mora lajme të shkëlqyeshëme nga Brukseli për problemin e transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona u pranuan. Shoferët pranohen si profesionistë. Pas protestave dhe ofensivës së fortë, Brukseli do të miratojë një Strategji të re të vizave, që do të nënkuptojë zgjidhjen e problemit me të cilin përballen shoferët profesionistë”, tha Aleksandar Nikolloski, Ministër i Transportit.

Ndërkohë transportuesit e cilësojnë si regjim i vjetëruar sistemin e vizave pasi thonë se do t’u sjellë kosto shtesë. Megjithatë, nëse nuk ka zgjidhje tjetër, thonë se do ta pranojnë.

“Pra, nuk besoj se do të jenë kosto shtesë për mua si shofer, për kompanitë e transportit me siguri, sepse këto viza do të kalojnë përmes tyre, përmes kompanive tona të transportit, unë jam shofer këtu, do të ketë dremitje para ambasadave, pritje radhë, nuk besoj se do të jetë një procedurë e shpejtë”, u shpreh Aleksandar Çaparatkov, Transportues.

Transportuesit i filluan bllokadat në vendkalimet kufitare të hënën, në shenjë pakënaqësie për kufizimin e qëndrimit të tyre në zonën Shengen në 90 ditë brenda gjashtë muajve./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button