Në adresën e mijëra qytetarëve ka mbërritur kërkesa e Drejtorisë së të Ardhurave Publike për pagesën e tatimit për të ardhurat nga jashtë

Në adresën e mijëra qytetarëve ka mbërritur kërkesa e Drejtorisë së të Ardhurave Publike për pagesën e tatimit për të ardhurat nga jashtë

Gazetar: Angell Dimovski

Drejtoria e të Ardhurave Publike ka dërguar më shumë se 10 mijë kërkesa për pagesën e tatimit nga të ardhurat e realizuara jashtë vendit. Drejtoresha e DAP-it deklaroi se 1.200 persona kanë dorëzuar llogaritjet vullnetarisht, ndërsa për rreth 1.300 janë lëshuar aktvendime tatimore. Ajo sqaroi se nuk bëhet fjalë për pagesë retroaktive, por për zbatimin e detyrimit ligjor dhe njoftoi se kontrollet do të vazhdojnë.

“Procesi i tatimit është ende në vijim – këta 2500 persona që deri tani janë tatimuar, qoftë me dërgim vullnetar të llogaritjes ose me aktvendim tatimor, për ta tatimi i llogari arrin pothuajse 1 milion euro, por procesi ende vazhdon sepse këta 2500 persona janë një e katërta e atyre që deri tani i kemi ftuar për të deklaruar dhe tatimuar të ardhurat tyre, dhe do të ketë edhe persona të tjerë që duhet të thirren”, tha Elena Petrova – drejtoreshë e DAP-it.

Ndërkohë një pjesë e personave të cilët morën njoftimet për tatim të papaguar dolën në protestë para godinës së Drejtorisë së të Ardhurave Publike në Kumanovë. Ata deklaruan se vendimi i DAP përbën “gjueti parash” për mbushjen e arkës së shtetit.

“Ne mendojmë se DAP ka bërë gabime serioze në procedurat dhe nuk ka vepruar me kohë në evidentimin e të ardhurave, nuk ka sjellë aktvendim gjatë vitit ose vitin tjetër, nuk ka siguruar informim të rregullt dhe me kohë për qytetarët. Kjo nuk është procedure e rregullt tatimore, kjo është “gjueti parash” për mbushjen e arkës së shtetit”, tha një qytetar.

Personat që marrin paralajmërimin për pagesë të tatimeve kanë afat 8 ditor për shlyerjen e detyrimit. Nëse gjatë kësaj periudhe paguajnë tatimin, do të përballen me bllokim te llogarive, ndërsa në rastet kur shuma është më e madhe, është e mundur edhe konfiskimi i pronës.

Drejtoria e të Ardhurave Penale sqaron se të gjitha të ardhurat nga jashtë: si paga, honorare, shërbime frilens, qira, fitime kapitale, kriptovaluta, dividendë dhe te ngjashme -i nënshtrohen tatimit. Përjashtim janë të ardhurat që nuk përfaqësojnë të ardhura, si dhurata, ndihma familjare ose pagesa përmes Western Union, Ria dhe MoneyGram./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button