Në Bullgari mbahet seancë e Këshillit të Sigurimit, debatohet për Maqedoninë

Gazetar: Lluka Andreev

Мë shumë se dy orë, kreu shtetëror i Bullgarisë po i konfirmon pozicionet e Sofjes para vizitës së kryeministrit Kirill Petkov në Shkup. Para seancës së Këshillit konsultativ të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti bullgar Rumen Radev, disa pjesëmarrës kanë thënë se presin të dalin me qëndrim të përbashkët, shkruan Alsat.

Radev mblodhi Këshillin muajin e kaluar, në mënyrë që, siç theksoi, Bullgaria të vazhdojë të zhvillojë dialog të hapur me Maqedoninë, por edhe të garantojë të drejtat e bullgarëve në vend. Presidenti përshëndeti qasjen e re ndaj bisedimeve, të propozuar nga kryeministri Petkov, por ekspertët thonë se nuk do të ketë ndryshime thelbësore. Historiani bullgar Naum Kajçev, i cili është pjesë e Komisionit të përbashkët, nuk pret hap të rëndësishëm përpara nga vijat e kuqe.

“Duhet të ketë ndryshim, por ky ndryshim duhet të vijë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në fakt, pritshmëria është një dhe është shumë elementare – të përmbushet Marrëveshja që kemi nënshkruar në 2017, e cila fatkeqësisht nuk zbatohet nga fqinjët tanë, si dhe puna e Komisionit të Përbashkët Historik”, deklaroi Naum Kajçev, nënkryetar i Komisionit të Përbashkët Historik.

Derisa Këshilli kryeson në ndërtesën e Presidencës, dhjetëra djathtistë të partisë VMRO-BND protestuan, të cilët njoftuan se edhe me ndryshimin më të vogël të qëndrimit bullgar ndaj Maqedonisë, kësaj radhe nuk do të hedhin vezë, por gurë.

Megjithatë, nëse do ketë përparim me qasjen e re të Petkovit, do bëhet më e qartë në takimin e tij me Dimitar Kovaçevskin, të caktuar për ditën e martë të javës së ardhshme. Në ndërkohë, Parisi zyrtar, që kryeson me BE-në është optimist për debllokimin e procesit.

“Tani, me qeverinë e re bullgare si duket ka rrugë e cila duhet të definohet. Vetë qeveria tha se nevojiten disa muaj, patjetër të shënohemi në këtë kornizë, por gjithashtu qeveria hapi perspektivë dhe ajo mund të jetë shpresë se janë të mundshme rezultate para fundit të këtij gjysmëvjetori”, ka theksuar për Agjencinë e lajmeve MIA, një diplomat i lartë francez. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button