Në cilat raste ngrohja qendrore do të ngrohë gjithë natën?

Në cilat raste ngrohja qendrore do të ngrohë gjithë natën?

Ndihmësdrejtoresha në EMV-së, Aleksandra Marojeviq, sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, duke folur për kohëzgjatjen e ngrohjes gjatë 24 orëve, tha se ngrohja e garantuar, nga ora 6 e mëngjesit deri në 22:00 mund të ndryshohet në varësi të temperaturës dhe kushteve meteorologjike.

Ajo shprehu pritshmërinë që me uljen e temperaturave ditore të mos ketë nevojë për ndërprerje ditore në furnizimin e ngrohjes, dhe në rast nevoje ngrohja të vazhdojë edhe pas orës 22:00.

“Ashtu si do të jenë temperaturat e jashtme, në motin e vjeshtës dhe dimrit, ne presim që koha e ngrohjes të zgjatet. Nëse ngrohja e garantuar është nga ora 6:00 deri në orën 22:00, kjo ora 22:00 do të zgjatet nëse temperatura në orën 22:00 është -8 gradë, do të ngrohet gjatë gjithë natës. Ky është një maksimum, ku natën nxemja nuk është me volum të plotë, siç është gjatë ditës”, thotë Marojeviq./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button