Në dimër mund të kemi variant të ri të COVID-it, paralajmëron EMA

Në dimër mund të kemi variant të ri të COVID-it, paralajmëron EMA

Agjencia e Barnave të Bashkimit Evropian (EMA) tha se një variant i ri i COVID-19 mund të shfaqet këtë dimër.

Sipas kësaj organizate, vaksinat ekzistuese duhet të mbrojnë ende njerëzit nga sëmundjet e rënda, shkruan Al Jaazera.

“Mund të dalë një variant krejtësisht i ri që ne nuk jemi në gjendje ta parashikojmë sot”, tha shefi i vaksinave të EMA, Marco Cavaleri në një konferencë për shtyp të premten.

Ai shtoi se vaksinat e reja të përshtatura me Omicron do të rezervohen kryesisht si përforcues për të moshuarit, katëgoritë e ndjeshme, gratë shtatzëna dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

EMA më 31 gusht miratoi vaksinat nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna që janë krijuar për të luftuar nënvariantin më të vjetër BA.1 Omicron.

Një vaksinë e zhvilluar nga Pfizer që synon variantet tashmë mbizotëruese BA.4 dhe 5 pritet të miratohet në javët e ardhshme./euronews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button