Në fillim të sezonit të ngrohjes, Fushë Topana kundërmon erë plastikë të djegur

Në fillim të sezonit të ngrohjes, kjo është pamja në lagjen e Topanës. Era e tymit nga drutë dhe plastika e djegur është gjëja e parë që do të ndjeni kur kaloni nëpër këtë lagje. Rënia e temperaturave dhe fillimi i sezonit të ngrohjes ka lëshuar alarmin për ndotjen e ajrit.
https://www.youtube.com/watch?v=aCyF3LX_-IE&feature=youtu.be
“Banorët nuk dëshironin të flasin para kamerës, por thonë se arrijnë t’i ngrohin shtëpitë e tyre me gjithçka që gjejnë, sepse nuk kanë para për dru për ngrohje”.
Nga Ministria e mjedisit jetësorë dhe Inspektorati i mjedisit thonë se nuk është në kompetencën e tyre të veprojnë nëse dikush njofton se vendi ku ata jetojnë është i ndotur. Kompetencë për të dalë inspektorët në terren ka vetë komuna, në këtë rast komuna e Çairit. Nga Komuna thonë se askush nuk ka denoncuar se ajri në lagjen Topanë ishte i ndotur.
Deri më tani, asnjë kallëzim nuk është dorëzuar në Inspektoratin e Komunës së Çairit për erë të keqe në këtë pjesë të komunës. Inspektorët janë vazhdimisht në terren dhe në përputhje me kompetencat e tyre kanë vendosur gjoba për ndezjen e zjarreve në vendet publike, që të parandalojnë ndotjen e ajrit. Nga ana tjetër, inspektoratet nuk kanë të drejtë të hyjnë në shtëpitë e qytetarëve në mënyrë që të inspektojnë me çka ngrohen – thonë nga Komuna e Çairit.
Ndotja e ajrit është temë që bëhet aktuale në publik në çdo fillimi të sezonit të ngrohjes. Vite me radhë, Maqedonia ka qenë në mesin e dhjetë vendeve më të ndotura në botë.
Andrea Cobanova