Në Francë duan ta heqin qafe, por braziliani thotë “jo”

Në mes të një krize rezultatesh, PSZH analizon problemet e vazhdueshme që tashmë janë bërë të shpeshta dhe i pengojnë t’i afrohen objektivit të madh të Ligës së Kampionëve.

Në këtë këndvështrim, nën vëzhgim, siç raportohet nga skuadra, është Nejmar, i cili e nisi sezonin si një raketë, por më pas e ngadalësoi ritmin derisa u ndal. Pas Katarit, në të cilin ai pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës, niveli i tij i performancës regjistroi një rënie të dukshme, duke u grumbulluar në problemet e ndryshme jashtë portës që e kanë kthyer mbrapa.

Në Francë lënë pak vend për spekulime. Skuadra parisiene dëshiron të heqë qafe brazilianin në merkaton e ardhshme të verës. Për çështje teknike dhe ekonomike. Shumë më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Gjithçka sugjeron se në kryeqytetin francez do të ketë një situatë të ngjashme me atë të vitit 2022, kur edhe Nejmar u tregua i gatshëm për t’u larguar, por pa gjetur një skuadër të interesuar për të përballuar kostot që lidhen me blerjen e kartonit dhe rrogës.

Nejmar ndër të tjera nuk e ka ndërmend të largohet. Nuk dihet nëse është për krenari, pike apo komoditet, por ai kërkon të përmbushë të gjithë kontratën e tij dhe kjo e bën largimin e tij në verë një utopi për momentin. Kontrata e ish-lojtarit të Barcelona-s u rinovua automatikisht deri në vitin 2027 qershorin e kaluar dhe aktualisht nuk po mendon të largohet nga kryeqyteti francez.

Dhe megjithëse Luis Kampos dhe Al Khelaïfi vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje për të provuar të heqin qafe një lojtar që ka zhgënjyer pritshmëritë që kur zbarkoi në Paris gjashtë vjet më parë, situata e brazilianit merr konturet e një ngërçi.

LEXO EDHE:

Back to top button