Trajneri i Realit e konfirmon, Benzema gati për Liverpullin

Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti pret që Karim Benzema të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin në “Anfield” të martën.

Fituesi i “Topit të Artë” të vitit 2022 u la jashtë skuadrës për fitoren e së shtunës në La Liga ndaj Osasuna-s për shkak të lodhjes muskulore. Prandaj Benzema duhet të kthehet në majë të sulmit në vend të Rodrigo-s.

Formacioni i mundshëm fillestar i Real Madrid: Kurtua, Karvahal, Militao, Rudiger, Alaba, Kroos, Kamavinga, Modriç, Valverde, Benzema, Vinicius Jr.

LEXO EDHE:

Back to top button