Në fund të dhjetorit ASK do të ketë drejtor të ri

Në fund të dhjetorit ASK do të ketë drejtor të ri

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar sot se të martën është ftuar në referim drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski për të dhënë llogari mbi mendimin pozitiv të ASK-së për shtetësinë e kontroversit ukrainas Oleksander Onishçenko. Siç deklaroi kryeministri, seanca e Qeverisë do të jetë e mbyllur. Ai gjithashtu tha se ASK do të ketë drejtor të ri së shpejti.

“Më pyetët nëse ASK do të ketë drejtor të ri. Po në 24 ditët e ardhshme ASK-ja do të ketë drejtor të ri i cili duhet të jetë profesionist”, deklaroi Kovaçevski./Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button