Në Gjykatën e Apelit zhvillohet seancë publike për dënimet në rastin “Target-Fortesa”

Në Gjykatën e Apelit zhvillohet seancë publike për dënimet në rastin “Target-Fortesa”

Në Gjykatën e Apelit zhvillohet seancë publike për dënimet në rastin e përgjimit masiv dhe shkatërrimit të pajisjeve të ndjekje të komunikimeve, shkruan Alsat.

Mbrojtja kërkon heqjen e dënimeve me burg, ndërsa prokuroria mendon se Gjykata Penale ka vendosur drejt vitin e kaluar.

Vitin e kaluar në shkurt Penalja shqiptoi 55 vite burg në “Target-Fortesa”. Dënimet më të larta iu dhanë të arratisurve Goran Grujevski dhe Nikola Boshkoski nga 15 vjet burg, ndërsa ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov u dënua me 12 vjet burg.

Jankulovska u dënua me katër vjet. Mirëpo, automatikisht do të ketë ulje të dënimit të Mijalkovit, sepse atij i është vjetruar një nga tre veprat penale, shpërblim për ndikim të kundërligjshëm, për të cilin Mijalkov është dënuar me 3 vjet burg./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button