Në Gjykatën Penale sot duhet të publikohet aktgjykimin për vrasjen tek “Mavrovasja”

Në Gjykatën Penale sot duhet të publikohet aktgjykimin për vrasjen tek “Mavrovasja”

Gjykata Penale sot do të shpallë aktgjykimin për 40-vjeçarin Elvir Kurtoviq, i cili verën e kaluar qëlloi për vdekje 59-vjeçarin Vasil Eftimov në parkingun afër Mavrovasjës. Në seancën e kaluar, Kurtoviq e pranoi fajësinë. Ai në sallën e gjyqit ka thënë se nga burgu i Idrizovës është larguar për fundjavë dhe nuk është kthyer, se vazhdimisht ka marrë drogë dhe se ditën e vrasjes ka qenë nën ndikimin e kokainës. Kurtoviq shprehu keqardhje në sallën e gjyqit edhe për veprën që ka bërë. Me të njëjtën armë që ka përdorur për të kryer vrasjen, Kurtoviq ka qëlluar edhe në katër policë të përfshirë në kërkimin e tij. Avokatja e Kurtoviq kërkoi dënim më të lehtë për klientin e saj, pasi i pandehuri e ka pranuar veprën. Aktgjykimi do të shqiptohet në orën 13:00. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button